Parkingjet publike, peng i mungesës së buxhetit

Parkingjet publike, peng i mungesës së buxhetit

Komuna e Vitisë ka ngecur në realizimin e projektit për parkingje publike, shkaku i mungesës së buxhetit.

Në zyrën e projekteve në Komunën e Vitisë deklarojnë se këtë vit ata synojnë që të përparojnë me projektet e reja për të cilat edhe duhet të sigurojnë financimin publik, shkruan sot Koha Ditore.

Zyrtari i komunës, Xhelal Musa, thotë se komuna ka hapësirë të mjaftueshme që të zbatojë projektet për parkingjet, mirëpo deklaron se kanë ngecur në mungesë të financave. Kurse ka përmendur edhe lokacionet ku edhe munden të krijohen parkingje të reja.