Kafsha e vrarë në Ferizaj nuk është rrëqebull, Policia gaboi

Kafsha e vrarë në Ferizaj nuk është rrëqebull, Policia gaboi

Gjatë ditës mediat duke pasur për bazë raportin policor 24 orësh kanë raportuar për vrasjen e një kafshe të mbrojtur me ligj-rrëqebull, në fshatin Varosh të Ferizajt.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi përmes telefonit ka thënë për KosovaPress se i dyshuari për rastin është arrestuar, kurse pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Mirëpo, Gashi mohon se Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se fjala është për rrëqebull. Ai thotë se kjo u shtua nga mediat.

Në fakt siç shihet në fotografinë e mëposhtme në raportin policor të dërguar sot rreth orës 09:10 saktësohet se fjala është për rrëqebull.

Në këtë raport policor është bazuar edhe Komuna e Ferizajt e cila fillimisht ka dënuar këtë rast, mirëpo pas pak kohësh ka thënë se bëhet fjalë për cilësim të gabuar të llojit të kafshës.

“Për shkak te kualifikimit të gabuar, behet fjale për vrasjen e një mace te egër te tipit (felis silvestris) dhe jo rrëqebull sipas raportimeve ne media me citimin e raportit te policisë”, thuhet në njoftimin e përmirësuar të Komunës së Ferizajt.

Në gjithë Ballkanin ekzistojnë vetëm 35 rrëqebuj, ndërsa 5  prej ty besohet se janë në Kosovë.