Gjilan, aktakuzë për mashtrim

Gjilan, aktakuzë për mashtrim

Departamenti i Përgjithshëm, në Prokurorinë Themelore në Gjilan,ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit F.H., për shkak të veprës penale “mashtrim”.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri F.H., më 12 dhjetor 2018, në Gjilan, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, ka mashtruar të dëmtuarin E.H., në atë mënyrë që nga ai, në periudhën kohore prej datës 02 nëntor – 12 dhjetor 2018, ka marrë me qira veturën e markës Golf 6, ku pas skadimit të kontratës, nuk e ka kthyer fare veturën, por të njëjtën ia ka shitur të dëmtuarit B.S., në Ferizaj, në shumë prej 7,400 euro, duke i premtuar që pas dy jave do t’ia bënte transferin e dokumenteve të veturës dhe pasi ka pranuar paratë, më nuk iu është lajmëruar asnjëherë”, thuhet në kumtesën për media të Prokurorirsë Themelore së Gjilanit.

Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka kryer veprën penale të sipërshënuar.