Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafir i parë do të jetë Armend Gashi, stilist i cili do të flas për modelet, ngjyrat si dhe kujdesin për flokët në dimër.

Të shtunën nis edicioni i 9-të i festivalit 'Tingujt e flautit', për të folur rreth kësaj ngjarje i ftuar është Liburn Jupolli, kompozitor, pianist dhe koordinator i festivalit.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.