Gjendet e gjallë 13 vjeçarja e rrëmbyer në tetor

Gjendet e gjallë 13 vjeçarja e rrëmbyer në tetor

Departamenti i sherifit të qarkut Barron, tha se një i dyshuar është marrë në paraburgim, ndonëse nuk ka dhënë detaje tjera rreth arrestimit

Një vajzë 13 vjeçare nga Wisconsin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që ishte rrëmbyer në tetorin e kaluar pasi prindërit e saj u gjetën të vrarë në shtëpinë e tyre, është gjetur e gjallë dhe tani është në përkujdesin e policisë.

Departamenti i sherifit të qarkut Barron, tha se një i dyshuar është marrë në paraburgim, ndonëse nuk ka dhënë detaje tjera rreth arrestimit.

Në kumtesën e policisë të publikuar në faqen zyrtare në Facebook, vetëm thuhet se një qytetar ka përçuar informacionin që ka çuar në gjetjen e Jayme.

“Menjëherë pas kësaj, u arrestua një i dyshuar në lidhje me këtë rast. Nuk dëshirojmë të japim detaje tjera në këtë kohë, pasi kemi të bëjmë me një hetim shumë të ndjeshëm dhe aktiv”, thuhet në kumtesën e nënshkruar nga sherifi Fitzgerald.

Ai bën të ditur se gjatë ditës së sotme do të mbajë një konferencë për mediat ku do të sqarojë më shumë detaje./aa/