Zbulohet arsyeja pse De Bruyne injoroi Guardiola

Zbulohet arsyeja pse De Bruyne injoroi Guardiola

Edhe te Manchester City ka probleme. 

"Citizens" kanë shkatërruar Burton në gjysmëfinalen e parë të Carabao Cup, të fituar 9-0. Një rezultat i bujshëm i arritur falë "pokerit" të Gabriel Jesus dhe golave të Zinchenko, Foden, Walker, Mahrez dhe De Bruyne! Ky i fundit ka shënuar golin e parë dhe më pas... është zemëruar me Guardiola-n. Për një natë nxënësi dhe mësuesi i kanë parë gjërat në mënyra të ndryshme. 

Pesë minuta i kanë mjaftuar De Bruyne për të zhbllokuar ndeshjen kundër Burton dhe gjithçka ka shkuar mirë për City-n pas atij momenti, me pjesën e parë që është mbyllur 4-0. Pas golit të pestë të realizuar në fillimin e pjesës së dytë, Guardiola ka zëvendësuar belgun me talentin Phil Foden. Një lëvizje kjo që nuk është pëlqyer aspak nga Kevin, i cili ka shkuar drejt e në dhomat e zhveshjes pa i shtrënguar dorën trajnerit. Sipas "Times", mesfushori shpresonte të qëndronte në fushë më shumë për të rikuperuar formën e tij. 

Reagimi i De Bruyne ka befasuar paka a shumë të gjithë, duke parë se Guardiola ka dashur ta mbrojë lojtarin nga dëmtime të mundshme. Belgu, në fakt, ka luajtur vetëm 6 ndeshje në këtë sezon të Premier League për shkak të problemeve në gju. Foden, që ka marrë vendin e tij, ka shënuar pas katër minutash nga futja në fushë. Me pak fjalë, një lëvizje e gjetur nga Guardiola, edhe pse De Bruyne mund të mos jetë dakord.