Mitrovicë rrugët e kalueshme pas reshjeve të borës

Mitrovicë rrugët e kalueshme pas reshjeve të borës

Në Mitrovicë të gjitha rrugët janë të kalueshme pas reshjeve të borës

Në qytetin e Mitrovicës pas reshjeve të dëborës të ditës së djeshme, sot rrugët janë të kalueshme.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Nehat Bahtiri, i shoqëruar nga shefi i sektorit për Siguri dhe Emergjenca, Bahtir Maxhuni, kanë inspektuar të gjitha rrugët në qytetin e Mitrovicës dhe fshatrat përreth.

Bahtiri ka thënë se bora që ka rënë gjatë këtyre ditëve në tërë territorin e komunës, e ka bërë më të vështirë qarkullimin e automjeteve dhe të njerëzve, mirëpo ata si drejtori komunale thonë se kanë qenë në gatishmëri dhe falë angazhimit të shtuar edhe nga kompanitë e kontraktuara tani të gjitha rrugët në fshatra dhe në qytetin e Mitrovicës janë të kalueshme.

“Kemi ndërmarrë masa të duhura për të ofruar ndihmë për banorët e Shalës së Bajgorës, ku dimri zakonisht është më i ashpër. Do të shtohet përkujdesja për banorët e këtij rajoni”, tha ndër të tjera drejtori Bahtiri.

Zyrtarët e drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim thanë se komuna e Mitrovicës së bashku me operatorët ekonomik janë në gatishmëri të plotë në mënyrë që të mos ketë ndonjë fatkeqësi eventuale. Me këtë rast apelohet për kujdes të shtuar nga vozitësit si dhe shmangie të qarkullimit përreth zonave malore.