UEFA merr vendimin për PSG-në

UEFA merr vendimin për PSG-në

Paris Saint-Germain rrezikonte që të luante ndeshjen kundër Manchester United për Champions League pa tifozë në “Parc des Princes”, për shkak të trazirave që tifozët francezë shkaktuan në ndeshjen kundër Crvena Zvezdës në fazën e grupeve.

Pas ndeshjes me skuadrën serbe, 200-300 tifozë të PSG-së filluan të hedhin sende të forta dhe flakadantë kundër policisë, të cilët i bllokuan të konfrontohen fizikisht me tifozët serb. Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Sot, UEFA vendosi që klubi francez të gjobitet me 35 mijë euro, duke mos e ndëshkuar me një ndeshje pa tifozë.