Çfarë do të thotë divorci Bezos për Amazon?

Çfarë do të thotë divorci Bezos për Amazon?

Divorci më i shtrenjtë në histori konsiderohet ai mes Jeff dhe MacKenzie Bezos, të cilët do të duhet të ndajnë mes tyre 16% të aksioneve të Amazon.

Kjo pasi krijimi i Amazon, ka ndodhur pas martesës së tyre. MacKenzie do të përfitojë në këtë mënyrë rreth 68 miliardë dollarë.

Ndërkohë lind një tjetër shqetësim lidhur me drejtimin e kompanisë. Edhe pse 8% e aksioneve nuk mjaftojnë për të marrë kontrollin, marrëdhëniet mund të tensionohen mes dy aksionerëve me të mëdhenj, çka është e panevojshme për një kompani gjigande si Amazon.

Gjasat që kjo të ndodhë janë gjithsesi shumë të pakta, pasi këshilltarët ligjorë të Mackenzie Bezos me shumë gjasa do të kërkojnë qëajo të mbajë një profil të ulët për të mos ndikuar në vlerën e zotërimeve tësaj.Po ashtu e sigurt duket edhe pozita e Jeff Bezos nëkrye të kompanisë, pasi bazohet mbi lidershipin e suksesshëm mbi 20-vjeçar./a2news/