Investimet në energjinë e pastër do të mbështeten nga qeveria

Investimet në energjinë e pastër do të mbështeten nga qeveria

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim Sahit Vokshin, bashkëpronarë i “Air Energy”, firmë turko-kosovare, që ka bërë investime në prodhimin e energjisë alternative në fshatin Kikë të Kamenicës.

Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj ka vlerësuar se investimet në fushën e energjisë me erë janë të mirëpritura dhe do të kenë mbështetjen e Qeverisë së Kosovës, e veçanërisht energjia e pastër, pasi do të ndikojnë direkt në zhvillimin ekonomik, në përmirësimin dhe ruajtjen e ambientit.

Duke i përgëzuar për investimet në këtë sektor të rëndësishëm për Kosovën, kryeministri Haradinaj vlerësoi se Qeveria është duke punuar vazhdimisht në përmirësimin e klimës së të bërit biznes, përmes lehtësirave të ndryshme, duke theksuar faktin se viti 2019 do të jetë vit i ekonomisë.

Nga ana e tij, përfaqësuesi i “Air Energy” , falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritjen duke kërkuar mbështetjen e Qeverisë së vendit për këtë kompani, pasi që planifikojnë të investojnë dhe të shtojnë kapacitetet e tyre energjetike në energji të ripërtëritshme dhe dyfishimin e kapaciteteve ekzistuese prej 9 turbina me 32 megavat, në 70 megavat.


MË SHUME NGA Ekonomi