TAP përmbylli financimin prej 3.9 miliard euro

TAP përmbylli financimin prej 3.9 miliard euro

Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP), si një nga projektet më strategjike në Evropë, ka arritur me sukses mbylljen financiare të projektit në dhjetor 2018, duke siguruar 3.9 miliard Euro – financimi më i madh i miratuar për projektet infrastrukturore në Evropë gjatë vitit 2018.

Luca Schieppati, Drejtori Menaxhues i TAP, tha: "Me arritjen e mbylljes financiare, TAP ka arritur një tjetër moment të rëndësishëm drejt përfundimit të projektit. TAP është vullnetarisht i përkushtuar në zbatimin e standardeve mjedisore dhe sociale të kërkuara nga institucionet financiare ndërkombëtare. Për rrjedhim, janë marrë të gjitha masat që kanë siguruar përmbushjen e këtyre standardeve nga ana e TAP, duke përfshirë edhe vlerësimin e plotë për mjedisin dhe ambientin social. Tashmë që financimi i projektit është përfunduar, TAP mund të vijojë me përmbylljen e ndërtimit dhe fillimin e transportimit të gazit nga Shah Deniz II në 2020 "

“Si Bankë e Bashkimit Evropian, Banka Evropiane e Investimeve (BEI) njeh kontributin e rëndësishëm në përmirësimin e sigurisë së furnizimit me energji në Evropë që Gazsjellësi Trans Adriatik do të sjellë. Ne kemi ofruar 700 milionë Euro për projektin më të madh të energjisë që po ndërtohet aktualisht në Evropë. BEI është i kënaqur që ka qenë një nga huadhënësit e rëndësishëm për projektin, së bashku me BERZH dhe institucionet e tjera kryesore financiare. BEI mirëpret bashkëpunimin e ngushtë të vazhdueshëm mes të gjithë partnerëve të projektit për të siguruar që ndiqen praktikat më të mira mjedisore, sociale dhe teknike." tha Andrew McDowell, Zëvendës Presidenti për energjinë në Bankës Evropiane të Investimeve.

Nandita Parshad, Drejtoresha Menaxhuese për Infrastrukturën e Qëndrueshme në BERZH, tha: “Gazsjellësi Trans Adriatik do të vendosë themelet për një treg të integruar të gazit në të gjithë Evropën juglindore dhe do të përmirësojë statusin strategjik të rajonit si një qendër energjetike. Ne besojmë se gazi mbetet një karburant i rëndësishëm tranzicioni në këtë rajon që mund të ndihmojë në uljen e përdorimit të qymyrit dhe në lehtësimin e përdorimit të burimeve të ripërtëritshme ".

Financimi është mundësuar nga një grup prej 17 bankash komerciale, ku bëjnë pjesë BERZH dhe Banka Evropiane e Investimeve (BEI). Një pjesë e financimit është mbuluar nga agjencitë e kreditimit për jashtë vendit (AKJV) - bpifrance, Euler Hermes dhe Sace.

Projekti arriti të sigurojë 3765 milion Euro borxh nga palë të treta me një afat shlyerje prej 16.5 vjetësh, duke kombinuar borxhin tregtar me atë nga Institucionet Financiare të Zhvillimit dhe agjencitë e kreditimit për jashtë vendit (AKJV):

Lehtësira të Drejtpërdrejta nga BEI, duke përfituar nga një garanci nga Bashkimi Evropian nën Fondin Evropian për Investime Strategjike EFSI: 700 milion Euro

Kredia-A BERZH :  500 milion Euro, Kredia-B BERZH :  500 milion Euro financuar nga bankat komerciale, Organet AKJV, duke përfituar mbulim të plotë:  450 milion Euro - Bpifrance Facility; 280 milion Euro - Euler Hermes Facility, 700 milion Euro -  A SACE Facility.

Objekti i kredisë tregtare: 635 milion Euro të ofruara direkt nga bankat tregtare pa asnjë AKJV ose përfshirje shumëpalëshe.

Më parë të gjitha shpenzimet janë mbuluar  nga aksionarët e TAP: BP (20%), SOCAR (20%), Snam (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) and Axpo (5%).

TAP u këshillua nga SG, këshillues financiar, dhe Allen & Overy, këshillues ligjor; ndërsa huadhënësit u këshilluan nga Clifford Chance.

TAP-i do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante e Shah Denizit II, në Azerbajxhan, në Evropë. Tubacioni, i gjatë 878 km, do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin turko-grek, në Kipoi, duke kaluar përmes Greqisë, Shqipërisë dhe detit Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë së Jugut.

Rruga që përshkon TAP-i mund të lehtësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Evropës Juglindore. Dalja në tokë e TAP-it, në Itali, ofron mundësi të shumta për transportimin e mëtejshëm të gazit natyror të Kaspikut në disa nga tregjet më të mëdha evropiane.

Kur të jetë operacional, Koridori Jugor i Gazit do të ofrojë një burim të ri të gazit me çmime konkuruese për tregun e energjisë në Bashkimin Evropian. Lidhja e re e energjisë do të rrisë diversitetin dhe sigurinë e furnizimit sidomos në Evropën Jugore, aktualisht i varur nga një furnizues i vetëm. TAP njihet si Projekti i Bashkimit Europian me Interes të Përbashkët (PCI)

TAP-i nxit zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës përgjatë rrugës së tubacionit; ai është një burim i madh i investimeve të huaja direkte. Tashmë që sasia e parë e gazit po transportohet drejt Gjeorgjisë dhe Turqisë, sasia e parë e gazit në Evropë do të arrijë në vitin 2020.

Aksionarët e TAP-it janë BP (20%), SOCAR (20%), Snam S.p.A. (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

Autor: RTKlive


MË SHUME NGA Ekonomi