OAK me një pikë bashkëpunimi edhe në Emiratet e Bashkuara

Në zyret e Odës së Afarizmit të Kosovës, anëtari i bordit Lulzim Begaj me bashkëpunëtor mirëpriti në një takim Feim Zogaj, investitor nga Gjermania, i cili është përfaqësues i kompanisë Kosmontefoods në Dubai dhe Gjermani.

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për plasimin e produkteve të Kosovës në këto vende si dhe sjellja e investitorëve nga Emiratet e Bashkuara në Kosovë.

Gjithashtu investitori kërkoj që Kosova të lehtësoj procedurat e marrjes së vizës për bizneset e Emirateve të Bashkuara, duke ofruar edhe mundësi të pajisjes me vizë në Aeroport.

Zogaj theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së bizneseve në Panairet që mbahen në këtë zonë, ku i radhës do të mbahet gjatë muajit Shkurt në Dubai. Ai shfrytëzoi rastin që t’i ftoj bizneset e interesuara për të qenë pjesë e tij, duke ofruar bashkëpunim të dyanshëm.

Zogaj shprehu interes për të qenë përfaqësues i Odës së Afarizmit në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke ofruar ndihmë në bashkëpunimin e bizneseve mes të dy vendeve si dhe mundësitë për plasimin e produkteve në këto vende.

Në fund të këtij takimi Oda e Afarizmit shprehu gatishmëri për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjelltë.

MË SHUME NGA Ekonomi