Partia ‘BESA’ përkrah ndryshimet kushtetuese në Maqedoni

Partia ‘BESA’ përkrah ndryshimet kushtetuese në Maqedoni

Zëdhënësi i partisë Unioni i Socialdemokratëve që është pjesë e qeverisë në Maqedoni, Kostadin Kostadinov në një konferencë për shtyp ka thënë se partia e tij ka arritur një marrëveshje me partinë opozitare ‘BESA’. 

Kjo marrëveshje është arritur rreth ndryshimeve kushtetuese që pritet të votohen sonte në Maqedoni.

Këto ndryshime do të thoshte zbatim i marrëveshjes së Prespës me Greqinë që përfshin ndërrimin e emrit të Maqedonisë. 

Dy qeveritë, ajo maqedonase dhe ajo e Greqisë po përpiqen të sigurojnë mbështetje për të ratifikuar marrëveshjen e arritur qershorin e kaluar. 

Kancelarja gjermane Angela Merkel së fundmi ishte në vizitë në Greqi, ku shprehu mbështetjen e plotë për këtë marrëveshje.