Ministria e Infrastrukturës apelon për kujdes gjatë vozitjes

Ministria e Infrastrukturës apelon për kujdes gjatë vozitjes

Ministria e Infrastrukturës ka apeluar te qytetarët që të kenë kujdes gjatë vozitjes në këtë kohë kur moti në Kosovë është i lig.

"14 kompani të kontraktuara dhe ekipet e Ministrisë së Infrastrukturës janë në terren gjithandej Kosovës, për të mundësuar qarkullim në të gjitha rrugët rajonale, nacionale dhe autostrada", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës.

Sipas MI-së nga kryeqyreti në të gjitha drejtimet e Kosovës mund të udhëtoni lirshëm.

"Njëjtë qarkullimi po zhvillohet në të gjitha rrugët që janë në menaxhim të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit. Kompanitë po punojnë pandërprerë dhe ato po përcillen edhe nga ekipet tona. 24 orë, 7 ditë ne javë ne kujdesemi për sigurinë tuaj. Qytetarë të nderuar, kujdes gjatë vozitjes", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës.