Nesër pritet të ndërpritet greva e minatorëve

Nesër pritet të ndërpritet greva e minatorëve

Nesër (e shtunë) pritet të ndërpritet greva e minatorëve, të cilët kanë hyrë në grevë duke kërkuar rritjen e pagave dhe shkarkimin e Bordit e të menaxhmentit të “Trepçës.

Lajmin e ka bërë të ditur për gazetën “Epoka e re”, kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të “Trepçës”, Shyqyri Sadiku.

“Pas takimeve që patëm me përfaqësues të MZhE-së me shumë gjasë do ta ndërpresim nesër grevën, vetëm më duhet të konsultohem dhe me një pjesë të minatorëve”, ka deklaruar ai.

Sadiku, po ashtu, ka bërë me dije se janë dakorduar që çështjet sociale të zgjidhen me ligj të veçantë.


MË SHUME NGA Ekonomi