Miratohen ndryshimet kushtetuese në Maqedoni

Miratohen ndryshimet kushtetuese në Maqedoni

Parlamenti i Maqedonisë, miratoi të premten ndryshimet kushtetuese që mundësojnë ndryshimin e emrit të saj në Maqedonia e Veriut, sipas marrëveshjes me Greqinë.

Tetëdhjetë e një deputetë në parlamentin 120 vendesh votuan për ndryshimet kushtetuese ndërsa deputetët e partisë opozitare VMRO-DPMNE, që kundërshtojnë marrëveshjen, bojkotuan votimin.

Ndryshimi i emrit të republikës ish-jugosllave përmes amendamenteve kushtetuese pasoi marrëveshjen e 17 qershorit në Prespë midis qeverive të Shkupit dhe Athinës dhe do t’ia hap rrugën Maqedonisë drejt integrimeve më të shpejta në NATO dhe në Bashkimin Evropian.