35 vjet nga lufta titanike e dy guerilëve të Anamoravës në Prishtinë

35 vjet nga lufta titanike e dy guerilëve të Anamoravës në Prishtinë

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme nga radhët e PDK-së, Izmi Zeka, ka kujtuar në 35-vjetorin e rënies Rexhep Malën e Nuhi Berishën.

Ai ka thënë se Rexha e Nuhiu ishin binomi i rezistencës luftarake në kohën kur aparati shtëror serb dukej i pathyeshëm.

“35 vjet nga lufta titanike e dy guerilëve të Anamoravës në Prishtinë. Ata ranë për të kaluar në përjetësi. Rexha e Nuhiu, binomi i rezistencës luftarake në kohën kur aparati shtëror serb dukej i pathyeshëm. Ata thyen mitin e krijuar që mund të sfidohet kur lufta merr organzmin e duhur. Sot prehen të qetë në shtatore duke i bërë roje shtetit të Kosovës!”, ka shkruar Zeka në llogarinë e vet në “Facebook”.