Protesta të mësuesve në Greqi

Protesta të mësuesve në Greqi

Policia greke përdori të premten gaz lotsjellës për të shpërndarë qindra mësues që protestonin kundër planit të qeverisë për të ndryshuar procedurat e punësimit në sektorin publik.

Rreth 2 mijë vetë, shumica pjesë e grupimit komunist PAME, marshuan në rrugët e Athinës duke valëvitur flamuj të kuq dhe hedhur slogane kundër një projektligji të ministrisë së Arsimit, që aktualisht i është nënshtruar një procesi konsultimi me publikun.

Në një prej pankartave të protestuesve shkruhej “kthejeni mbrapsht projektligjin monstër".

Policia u përplas me disa nga protestuesit jashtë parlamentit dhe hodhi gaz lotsjellës ndaj një grupi që u përpoq të hyjë në zyrat e kryeministrisë.

Greqia e ka ngrirë procesin e punësimeve në sektorin publik gjatë peridhës së tejzgjatur të krizës së borxhit, e cila filloi në fund të vitit 2009.

Kësti i tretë i ndihmës financiare ndërkombëtare ka skaduar që në gusht të vitin 2010. Sindikatat e mësuesve thonë se shkollat shtetërore kanë mungesë personeli akadamik dhe kërkojnë hapjen e vendeve të përhershme të punës për mësuesit.


MË SHUME NGA Rajoni