VIDEO-Kelmendi: Është momentum për tu bashkuar në bisedime

VIDEO-Kelmendi: Është momentum për tu bashkuar në bisedime

Publicisti kosovar Migjen Kelmedi, tha se nëse dialogu në Bruksel na premton një të ardhme gjithçka mund të bisedohet.

“Kjo na ndihmon për të identifikuar për të ardhmen e vendit. Veprimi për të ardhmen është i atyre që morën vendim për dialog. Gjithçka është që të bisedohet për tu marrë vesh”, tha ai sonte në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij muaji mars mund të jetë muaji i nënshkrimit të marrëveshjes nga ajo që po prezantohet. “Marsi mund të jetë muaji i shumëpritur, nuk kemi kohë të humbim kohë e të hyjmë në taktika. Unë po pres nga LDK-ja që të gjejë fuqinë e saj me vepru sikur gjithë ashtu ka vepru, ka qenë kontributdhënëse e konstruktive”, tha ai. Sipas tij nuk do të ishte mirë që situata të mbetet vetëm në dorë të presidentit.

Kelmendi vlerësoi se do të ketë kompromis për t’i kënaqur të dyja palët. “Po pres që LDK të gjejë guximin”, tha ai. Sipas tij në zgjedhje të reja Kosova do të shkojë në pranverë.

Kurse për mos dekretimin e Gent Cakajt si ministër i jashtëm i Shqipërisë, nga presidenti Ilir Meta tha se janë qërim hesapeve ndërmjet vete për pushtet. “Në një vend ku kemi një paralizim të skajshëm”, tha Kelmendi. Sipas tij Meta nuk dha argument për këtë mos dekretim, pasi që Cakaj është 28 vjeçar dhe nuk është ai që mund të jetë faktor për ndryshim territoresh.