UP dhe Kolegji AAB institucionet më të mira në trojet shqiptare

UP dhe Kolegji AAB institucionet më të mira në trojet shqiptare

Është publikuar edicioni i shtatë, edicioni i janarit 2019, i ranglistës së universiteteve më të mira sipas citimeve në GoogleScholar.

Kjo listë në të cilën përfshihen vetëm rreth 6 mijë universitete botërore, ndryshe nga rangimi në Webometrix ku rangohen rreth 30 mijë sosh, bazohet në publikimet dhe hulumtimet shkencore të institucioneve të arsimit të lartë.

Në edicionin e sapo publikuar, Universiteti i Prishtinës vazhdon t’ i prijë listës së universiteteve shqiptare, i pasuar menjëherë nga Kolegji AAB, si institucioni më i cituar jopublik në trojet shqiptare, duke lënë prapa edhe të gjitha universitetet publike e jopublike nga Shqipëria dhe Maqedonia.

Rangimi transparent, siç quhet lista e top universiteteve nga citimet në GoogleScholar, publikohet nga Këshilli i lartë për kërkime shkencore i Spanjës, pjesë e të cilit është edhe grupi hulumtues Cybermetrix LAB.