Rexhep Kadriu demanton Mimoza Kusarin

Rexhep Kadriu demanton Mimoza Kusarin

Emërimi i Shefit të Aeroportit të Gjakovës, ka shtyrë të dytin e Ministrisë së Infrastrukturës e Transportit (MTI) të reagoj kundër akuzave të Mimoza Kusarit, e cila ka thënë se Qeveria haradinaj, po i rahaton militantët e vet. Kjo e fundit duket se nuk është e vërtetë në këtë rast, transmeton Gazeta Metro.

Rexhep Kadriu ka reaguar ndaj ish Kryetares së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila për të treguar disa fakte rreth emërimit, të Drejtor i Aviacionit Civil të Kosovës.

“Mimoza duket se nuk e ka ndërmend ta rimarrë vetën nga humbja e Gjakovës, por për këtë nuk i ka faj as Qeveria Haradinaj, e as Ministri Pal Lekaj. Gjakovarët vlerësuan se ishte konsumuar si politikane dhe kishte dështuar ti ofroj qeverisje të mirë Gjakovës. Është qytetari ai që skanon gjendjen reale, dhe si zakonisht i ndëshkon të papunët”, ka thënë Kadriu.

Ai ka shtuar se emërimi i Esat Berishës si Drejtor i Aviacionit Civil të Kosovës ndoshta edhe mund të ankimohet, por kursesi të thuhet se është njeri i Haradinajn e që ai do ta rehatoi atë  si një anëtar të AAK’së.

“Kjo s’ka të bëjë aspak me të vërtetën. Për më tepër, është shpifje. Z.Berisha nuk ka pasur asnjëherë lidhje me AAK’në, dhe as nuk ka tani kur po flas për të”, ka përfunduar Rexhep Kadriu në profilin e tij personal.


MË SHUME NGA Ekonomi