Haradinaj përshëndet ndryshimet kushtetuese në Maqedoni

Haradinaj përshëndet ndryshimet kushtetuese në Maqedoni

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka përshëndetur ndryshimet kushtetuese për emrin e Maqedonisë.

Nëpërmjet një shkrimi në 'Facebook', Haradinaj thotë se një veprim i tillë e dërgon rajonin drejt paqes së përhershme.

“Përshëndes votimin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë, për ndërrimin e emrit të vendit në Republika e Maqedonisë Veriore, si hap madhor në rrugën e integrimeve euro-atlantike të shtetit fqinj. Kjo ngjarje me peshë në historinë e re të Ballkanit Perëndimor është shpresë që rajoni ynë po shkon drejtë paqës së përhershme. Përgëzoj homologun tim Zoran Zaev për vizionin e dëshmuar properëndimor dhe shqiptarët në Maqedoni për rolin kyç në këto ndryshime”, ka shkruar Haradinaj.