​Pacolli përshëndet votimin për ndryshime kushtetuese në Maqedoni

​Pacolli përshëndet votimin për ndryshime kushtetuese në Maqedoni

Shefi i diplomacisë së Kosovës, Behgjet Pacolli ka mirëpritur guximin që të kanë treguar udhëheqësit e Maqedonisë për marrjen e vendimit historik, për ndryshime kushtetuese.

“E mirëpres miratimin e ndryshimeve kushtetuese nga ana e Parlamentit në Shkup sot, që hap rrugën që Republika e Maqedonisë Veriore të bashkohet në NATO dhe të ketë një perspektivë të qartë evropiane.  Unë e mirëpres guximin që të gjithë udhëheqësit kanë treguar të marrin këtë vendim historik sot.  Ne si Kosovë e mirëpresim dhe jemi të lumtur që së shpejti të kemi një anëtar të ri të NATO-s në kufirin tone”, ka shkruar Pacolli në Facebook.