Grabitet një bastore sportive në Kaçanik

Grabitet një bastore sportive në Kaçanik

Policia ka njoftuar se dje në fshatin Doganaj të Kaçanikut një mashkull është ankuar se derisa ishte ne vendin e punës në lokalin bastore sportive, kanë hyrë dy persona të dyshuar e të maskuar, nën kërcënimin e armës-revole, kanë grabitur nga arka para dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Nuk raportohet për të lënduar. Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante Policore.  Me vendimin e Prokurorit, është iniciuar rasti dhe mbetet nën hetime.