Meta vazhdon të komentojë mosdekretimin e Gent Cakajt

Meta vazhdon të komentojë mosdekretimin e Gent Cakajt

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka vazhduar të komentojë mosdekretimin e Gent Cakajt nga Kosova në postin e Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, pas emërimit të kryeministrit Edi Rama.

“Sot, në momente të rëndësishme të sfidave tona rajonale, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë nuk mund të kthehet në autoshkollë ku ustai i madh kërkon të mësojë “gjeniun” si të ndryshojë kufijtë e të gjithë Ballkanit Perëndimor. Partia Socialiste ka kapacitete të jashtëzakonshme në fushën e politikës së jashtme dhe Shqipëria ka shumë diplomatë të sprovuar, të cilët mund të vendosen në drejtimin e politikës sonë të jashtme, pa kaluar nga autoshkolla  e ndryshimit të kufijve në gjithë Ballkanin Perëndimor”, shkruan Meta në rrjetin social Facebook.

Ai ka shtuar se Shqipëria do jetë gjithmonë faktor paqe e stabiliteti në rajon.

“Shqipëria do ketë një lidership të besueshëm edhe në kryesimin e OSBE-së. SHQIPËRIA E PARA”, përfundoi ai.