Edhe macja e egër mbrohet me ligj, të dyshuarin e pret dënimi

Edhe macja e egër mbrohet me ligj, të dyshuarin e pret dënimi

Organizata ERA përmes një njoftimi për media ka sqaruar se kafsha e vrarë në Ferizaj nuk është rrëqebull, siç fillimisht ishte raportuar, por fjala është për një mace të egër, e cila poashtu është e mbrojtur me ligj.

Andaj për shkak të mbrojtjes që kjo kafshë gëzon nga ligji, personi përgjegjës mund të dënohet.

LEXO EDHE: Kafsha e vrarë në Ferizaj nuk është rrëqebull, Policia gaboi.

 “Për shkak të interesimit të madh të publikut dhe pyetjeve të shumta që sot pranuam nga qytetar të shumtë lidhur me lajmin e vrasjes së Rrëqebullit në komunën e Ferizajt ju sqarojmë që lajmi i bujshëm mbi vrasjen e Rreqebullit nuk është i vërtetë. Pra është vrarë një mace e egër e jo Rrëqebull. Poashtu edhe macja e egër është e mbrojtur me ligjet e Republikës së Kosovës, vrasja e saj përbën vepër penale”, thuhet në njoftim.

Poashtu në tërë territorin e Republikës së Kosovës deri më tani prezenca e Rrëqebullit duke u bazuar në studime e kërkime intensive përgjatë shumë viteve të organizatës ERA është vërtetuar vetëm në Bjeshkët e Nemuna duke numëruar vetëm dy të tillë.

Rrëqebulli Ballkanik është shtazë e kërcënuar nga zhdukja. Hipotetikisht mendohet që në natyrë në planetin tonë të jenë 35 deri në 40 tillë.