​Basha: Hetim kompanive të mirëmbajtjes së rrugëve

​Basha: Hetim kompanive të mirëmbajtjes së rrugëve

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një dalje publike sot nga selia e kësaj partie, i bëri thirrje prokurorisë, që të nisë hetimet lidhur me të gjitha ato kompani që merren me mirëmbajtjen e rrugëve të cilat paguhen nga taksapaguesit shqiptarë.

Basha u shpreh se kjo e shtunë vazhdon të ngelet e vështirë për mijëra familje të izoluara nga bora. “Kompanitë që merren me mirëmbajtjen, në vend që të bëjnë pastrimin e segmenteve rrugore, kanë vjedhur paratë dhe po i shijojnë ato me pushime luksi. Unë i bëj thirrje prokurorisë që të nisë hetimet se ku kanë shkuar lekët e taksapaguesve shqiptarë që kanë përpirë këto kompani, dhe të marrin përgjegjësi. Këto para duhet t’u rikthehen taksapaguesve”, tha ai.

Basha ka falënderuar gjithashtu edhe dhjetëra aktivistë të shoqërisë civile dhe të PD-së që në këto 72 orët e fundit, sipas tij, ia kanë dalë që të çajnë disa prej fshatrave duke i furnizuar me ushqime.

Ditët e fundit, vendi është përballur me kushte të vështira të motit, ku si pasojë e temperaturave të ulëta ka pasur reshje të dendura dëbore dhe ngrica.

 


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare