VIDEO-Shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore-arkivat britanikë

VIDEO-Shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore-arkivat britanikë

Instituti i Historisë-Prishtinë, botoi vëllimin:  Shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore – Arkivat Kombëtarë Britanikë, përgatitur nga studiuesit: prof. dr. Hamit Kaba dhe prof. asoc. dr. Sabit Syla.

Sabit Syla bashkautor i librit “Shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore - Arkivat kombëtare britanike”, tha se ky libër është me rëndësi për historinë.

“Dokumentet publikohen për herë të parë, është Lufta  e Dytë Botërore, që prishi kufijtë gjeopolitikë. Historia për shqiptarët hapi një kapitull të ri”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij dokumentacioni i përfshirë në këtë vëllim është hulumtuar në Arkivat Kombëtarë Britanikë vitet e fundit.

“Ky libër përmban dokumente që i takojnë harkut kohor nëntor 1940 – maj 1945. Dokumentet përqendrohen në këto tematika kryesore: pozicioni i shqiptarëve në kuadër të Luftës së Dytë Botërore; diskutimet mbi të ardhmen e Shqipërisë si shtet i pavarur e sovran, apo në kuadër të një federate/konfederate ballkanike; çështja e kufirin shqiptaro-grek dhe shqiptaro-jugosllav; çështja e të ardhmes së shqiptarëve të Kosovës dhe viseve Lindore, të cilët ishin bashkuar me Shqipërinë londineze”, tha ai.