NATO: Transformimi i FSK-së në Ushtri nuk e ndikon misionin e KFOR-it

NATO: Transformimi i FSK-së në Ushtri nuk e ndikon misionin e KFOR-it

Sot në Bruksel është mbajtur një takim i këshillit ushtarak të NATO-s në lidhje me transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës.

Takimi i këshillit ushtarak të NATO-s në Bruksel njoftoi sot se KFOR-i do të vazhdojë të monitorojë situatën e sigurisë në Kosovë dhe po punon nën mandatin e OKB-së, e cila siç u theksua, nuk ndikohet nga transformimi i FSK-së, shkruan rtv.rs.

“NATO po monitoron situatën e sigurisë në Kosovë për 19 vjet dhe është ende në pozicion për të shqyrtuar angazhimin tonë me FSK-në nëse mandati i tyre ndryshon”, tha Stuart Pitch, kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s.

Ai gjithashtu ka theksuar se misioni ushtarak i NATO-s nëpërmjet forcave të KFOR-it në Kosovë nuk ndikohet nga transformimi i FSK-së në Ushtri.

Nga takimi i parë i Komitetit Ushtarak të NATO-s këtë vit, shefat e Shtabit të Përgjithshëm të shteteve anëtare kanë thënë se aleanca do të vazhdojë të mbështesë KFOR-in në misionin e sigurimit të kushteve të sigurisë në Kosovë.

“Çdo ndryshimi në prani të forcave të NATO-s në Kosovë, do të kushtëzohet nga situate në terren, jo nga afatet”, tha Pitch.

Ai theksoi faktin se NATO dhe Ballkani Perëndimor ndajnë një interes të përbashkët kur bëhet fjalë për sigurinë rajonale dhe luftën kundër terrorizmit.

Takimi i Komitetit Ushtarak të NATO-s vuri në dukje gjithashtu nevojën për të forcuar komunikimin strategjik dhe angazhimin e Aleancës në luftën kundër dezinformimit në rajon.