VIDEO - Thaçi: Padrejtësisht po intervistohet një çlirimtar në Hagë

VIDEO - Thaçi: Padrejtësisht po intervistohet një çlirimtar në Hagë

Presidenti Thaçi deklaroi se në Hagë intervistohet bashkëluftëtari Sami Lushtaku, që vjen nga rajoni i Drenicës, vend ku forcat serbe masakruan me qindra civilë të pafajshëm dhe drejtësia ndërkombëtare as që është marrë me krimet e tyre.

Duke rikujtuar masakrat e forcave serbe mbi popullatën civile shqiptare në Likoshan, Çirez, Prekaz, Abri të Epërme, Izbicë, Rezallë, Poklek i Ri, Çikatovë të Vjetër e vende të tjera në këtë rajon, presidenti Thaçi deklaron se drejtësia ndërkombëtare as që ka nisur të merret me këto krime. Andaj ai thotë se sot, padrejtësisht  intervistohet një çlirimtar në Hagë, kurse kriminelët serbë vazhdojnë të shëtisin lirshëm në Serbi dhe botë.


MË SHUME NGA Aktuale