Ismaili: Veseli për taksën do të takoj ambasadorin amerikan

Ismaili: Veseli për taksën do të takoj ambasadorin amerikan

"Politika amerikane është digë mbrojtëse në çdo kohë për Kosovën. Megjithatë qëllimi jonë me taksën ka qenë ndikimi direkt në Serbi", ka thënë nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili.

Ai në emisionin "Monitor" të RTK-së ka thënë se "ajo çfarë është e rëndësishme tani ka të bëjë me vlerësimin nëse kjo taksë ka ndikim në politikën amerikane në Kosovë. "Për këtë arsye edhe kryeparlamentari Kadri Veseli është duke u marrë me këtë çështje dhe javën që vjen do të ketë një takim edhe me ambasadorin amerikan dhe do të shohim nëse kjo taksë është në të mirë apo jo".

"Kemi një përpjekje që kryeparlamentari Kadri Veseli të thërret një takim me ambasadorin amerikan si dhe me kryeministrin Ramush Haradinaj për t'i diskutuar interesat lidhur me këtë çështje", është shprehur ai.