Mustafa: LDK nuk bëhet pjesë e ekipit negociator

Mustafa: LDK nuk bëhet pjesë e ekipit negociator

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa tha se LDK në asnjë variant dhe me asnjë kusht nuk bëhet pjesë e kësaj Qeverie.

Të dashur miq,
LDK në asnjë variant dhe me asnjë kusht nuk bëhet pjesë e kësaj Qeverie. Nuk bëhet pjesë e këtij ekipi negocues! Kjo Qeveri duhet të rrëzohet një ditë e më parë. LDK është partia më e madhe në Kosovë. LDK është në opozitë. Është unike dhe nuk i ka dy zëra. Nga opozita LDK e përkrah dialogun me kriteret e definuara në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së.
Po e përsëris dhe ripërsëris një qëndrim të LDK-së që të gjithë e dinë por po mundohen ta manipulojnë për ta dëmtuar LDK-në.