Mjekët që nuk janë anëtarë të Odës nuk duhet të trajtojnë pacientë

Mjekët që nuk janë anëtarë të Odës nuk duhet të trajtojnë pacientë

Oda e Mjekëve të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e rregullt, të pestën me radhë, me ç’rast u diskutua për raportin vjetor të vitit 2018

.Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu  tha se puna, problemet dhe sfidat që kanë qenë gjatë vitit të kaluar, do të jenë udhërrëfyes për vitin 2019.

Sejdiu tha se gjatë vitin 2018, në Odë janë anëtarësuar 3681 mjekë. Ndërsa, për kompetencat publike dhe mbikëqyrjen etiko-profesionale, tha se kjo ka qenë çështja më e rëndësishme, pasi të gjitha rastet janë trajtuar nga Oda që ai kryeson.

Në lidhje me licensat e mjekëve,  ai tha se gjatë vitit 2018  janë rreth 561 licenca që u janë dhënë.


MË SHUME NGA Shëndetësi