Zv/kryeministri Osmani fillon me zbatimin e ligjit për gjuhët

Zv/kryeministri Osmani fillon me zbatimin e ligjit për gjuhët

Zv/kryeministri, Bujar Osmani nisi me implementimin e gjuhës shqipe në SÇE. Ai në profilin e tij në Facebook, ka publikuar edhe një dokument ku shihet dy gjuhësia, me këtë tregon se zyrtarisht gjuha shqipe është bërë zyrtare

“Duke pas parasysh kompleksitetin dhe vëllimshmërinë e zbatimit të Ligjit të ri për përdorimin e gjuhëve, në rolin e Koordinatorit Kombëtar për ndarjen e ndihmës së huaj, caktova takim të Donatorëve (konferencë) në 18 Shkurt, me qëllim të këmbimit të përvojave, ekspertizës dhe koordinimit të mbështetjes së huaj për zbatimin e ligji” ka shkruar Osmani