Çavusoglu: Maqedonia në NATO pa vonesa të mëtejshme

Çavusoglu: Maqedonia në NATO pa vonesa të mëtejshme

Ministri i Punëve të Jshtme në Turqi, Mevlut Çavusoglu ka realizur një takim me homologun e tij të Maqedonisë Nikolla Dimitrov, i cili gjendet për një vizitë pune në Ankara.

Çavusoglu pas takimit ka shkruar në profilin e tij në Facebook se Turqia e mirëpret Maqedoninë si anëtare e 30-të e NATO-s.

“Diskutuan marrëdhëniet Turqia-Maqedoni dhe çështjet rajonale me ministrin Nikolla Dimitrov. Ne i dëshirojmë mirëseardhje Maqedoninë në NATO si aleati ynë i 30-të, pa vonesa të mëtejshme”, ka shkruar Cavusoglu në Facebook.