"Serbia sakrifikon të drejtat e njeriut për hir të Putinit"

"Serbia sakrifikon të drejtat e njeriut për hir të Putinit"

Organizatat joqeveritare serbe thanë sot, me rastin e vizitës së Vladimir Putin, se pushteti autoritar i presidentit rus nuk mund të jetë një model për autoritetet serbe.

Pavarësisht qëndrimit të pushtetit ekzekutiv serbe se vizita e Putinit nuk do të thotë braktisje e reformave dhe integrimit evropian, OJQ kanë frikë se ardhja e kreut të shtetit rus tregon se Serbia është e gatshme të sakrifikojë respektimin e të drejtave të njeriut dhe një standard më të mirë të shoqërisë për hir të marrëdhënieve të mira me Moskën.

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, Qendra Autonom e Grave, Gratë në të Zeza, besojnë se vizita e Putinit, me bujë në media, i jep një nxitje shtesë për rrëzimin e mëtejshëm të institucioneve demokratike, të drejtave dhe lirive të qytetarëve të Serbisë, nën "maskën" e miqësisë serbo-ruse.