Janushev thirrje Zaevit për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Janushev thirrje Zaevit për zgjedhje të parakohshme parlamentare

VMRO-DPMNE-ja i bëri thirrje kryeministrit Zoran Zaev që t’i shpall zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat kjo parti i sheh si zgjidhje e vetme për daljen e vendit nga kriza politike.

“Zaev nuk ka legjitimitet për asgjë. Zoran Zaev duhet patjetër të ikë, a për këtë duhet zgjedhje të parakohshme parlamentare. Tanimë 6 ditë që kur VMRO-DPMNE-ja ka kërkuar shpërbërjen e kuvendit zgjedhje të parakohshme. Zaev e di që e ka humbur mbështetjen e qytetarëve, për këtë arsye me çdo kusht dëshiron që të mbetet në pushtet edhe dy vite të tjera”, deklaroi Janushev, duke theksuar se qytetarët në zgjedhje nuk i dhanë Zaevit legjitimitet për ndërrimin e emrit dhe për dygjuhësinë.

Janushev: VMRO do të garojë në zgjedhje presidenciale

Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev i cili pak ditë më parë theksoi se VMRO shqyrton mundësinë e bojkotimit të zgjedhjeve presidenciale në rast se Qeveria nuk pranon zgjedhje të parakohshme parlamentare, sot ka ndryshuar qëndrimin. Janushev sot deklaroi se VMRO do të merr pjesë në zgjedhje presidenciale duke shtuar se para shpalljes së tyre nga kreu i Kuvendit, grupi parlamentar i VMRO do të shqyrtojë mundësinë e inicimit të shpërbërjes se Kuvendit. /Alsat-m