Alarm i rrejshëm për vendosjen e minave në Kuvend të Maqedonisë

Alarm i rrejshëm për vendosjen e minave në Kuvend të Maqedonisë

Një shtetas 40-vjeçar nga Shkupit dje ka raportuar në polici se ka vendosur mina para Kuvendit të Maqedonisë dhe para një spitali.

Sipas informatave nga Ministria e Punëve të Brendshme, dje në ora 23:05, D.I. (40) nga Shkupi njoftoi se kishte vendosur një minë para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe para godinës së Ndihmës Emergjente. Më vonë është vërtetuar se është një person me çrregullime të shëndetit mendor vendosja e minave ishte informacion i rremë.

D.I. është arrestuar dhe është dërguar në stacionin e policisë në Draçevë për procedurë të mëtutjeshme. /Alsat-m