Do të hapet kalim i përbashkët kufitar mes Maqedonisë dhe Bullgarisë

Do të hapet kalim i përbashkët kufitar mes Maqedonisë dhe Bullgarisë

Hapja e kalimit të përbashkët kufitar midis Maqedonisë dhe Bullgarisë mund të ndodhë për disa muaj, tha sot zv.kryeministri bullgar Tomisllav Donçev.

Ai tha se për hapjen e kalimit të përbashkët kufitar është e domosdoshme që të vendoset se në cilin territor do të vendoset ekipi për hyrje dhe dalje dhe duhet të bëhen përgatitje nga ana organizative.

“Bëhet fjalë për disa muaj”, tha Donçev në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve në forumin e sotëm të biznesit “MK-BG 2019” në Shkup”, tha Donçev.

I pyetur se deri ku është premtimi për roaming më të mirë për qytetarët e Maqedonisë me Bullgarinë, Donçev tha se për këtë mund të dakordohen thjesht vetë operatorët.

“Ne nuk kemi mundësi se si t’i detyrojmë operatorët që të ulin romaingun. Në Bullgari nuk kemi operator shtetëror dhe nuk mundemi që t’i themi operatorëve privatë se me çfarë çmimi të punojnë. Të dy vende do të bëjnë gjithçka që mundet në kuadër të ligjit, por mbetet në vullnetin e mirë të operatorëve që të dakordohen”, theksoi Donçev dhe shtoi se problemin nuk mund ta zgjidhin asnjëra prej dy qeverive, raporton Telegrafi Maqedon.

Për pjesën bullgare të hekurudhës kundrejt Maqedonisë theksoi se për momentin projektohet traseja nga ana bullgare dhe po përpilohet projekt i hollësishëm teknik.