Cardi B, Post Malone dhe Janelle Monae do të performojnë në Grammy

Cardi B, Post Malone dhe Janelle Monae do të performojnë në Grammy

Rrethi i parë i performuesve është komunikuar për ceremoninë e 61-të të ndarjes së çmimeve Grammy.

Cardi B, Post Malone dhe Janelle Monae do të performojnë në mbrëmjen më të madhe të ndarjes së çmimeve muzikore që do të mbahet në Staples Center më 10 shkurt.

Pos tjerash, dihet tashmë se Camila Cabello, Shawn Mendes dhe Kacey Musgraves janë opa shtu në mesin e performuesve.

Cardi, e cila u nominua për pesë çmime përfshirë Këngën e Vitit (“I Like it”) dhe Albumin e Vitit (“Invasion of Privacy”) do të kthehet në ceremoni pasi performoi vitni e kaluar me Bruno Mars.

I nominuari për herë të parë, Post Malone, i cili ka katër nominime, do të bëjë debutimin e tij në këtë ceremoni, teksa Monae është e nominuar për Albumin e Vitit (Dirty Computer) dhe Videoklipin më të mirë (“PYNK”).

Ajo për herë të fundit në Grammy performoi me Bruno mars dhe B.o.B. në vitin 2011.

Me Alicia Keys që është nikoqire, edicioni i 61-të i Grammy do të tarnsmetohet në CBS më 10 shkurt.

Kendrick Lamar me tetë nominime është kryesues, i pasuar nga Drake me shtatë nominime.