Italdesign tregon një detaj të makinës që do prezantojë pas dy muajsh

Italdesign tregon një detaj të makinës që do prezantojë pas dy muajsh

Kompania që realizon dizajne për shumë prodhues të makinave, do të vijë në mars me diçka të re.

Për momentin, të gjithë sytë janë në Detroit Auto Show dhe megjithëse panairi është në fazën kryesore, kanë filluar risitë për ngjarjen tjetër të rëndësshme në botën e automobilizmit që është Geneva Motor Show.

Derisa kanë mbetur edhe dy muaj për panairin zviceran, Italdesign e ka shfaqur një imazh, që tregon se do të merr pjesë, për të sjellë një risi.

Pamjet nuk tregojnë pothuajse asgjë, e tëra që shihet është një pjesë e pasme e ndonjë makine sportive, me hapësira të thella për të hyrë ajri dhe një panel gjigant xhami. Madje, nuk thuhet se për cilën makinë po përgatitet, apo nëse së shpejti mund të kemi ndonjë detaj tjetër.

Giorgetto Giugiaro që është një prej disenjatorëve më të kërkuar në këtë industri, e ka themeluar  Italdesign gjatë vitit 1968.

Tani kompania është në Volkswagen Group dhe dizajnon vetura për vete dhe kompaninë që e ka blerë, si dhe realizon projekte për prodhuesit tjerë.