Yjet e Premierligës së bashku në një ndej në Londrën Veriore

Yjet e Premierligës së bashku në një ndej në Londrën Veriore

Yjet e Premierligës janë bashkuar në një ndej të organizuar nga “PUMA”, ndej kjo që është mbajtur në Londrën Veriore.

Hector Bellerin, Romelu Lukaku, Sergio Aguero, Vincent Kompany, Olivier Giroud e disa lojtarë të tjerë kishin qenë prezent në këtë mbrëmje, shkruan “The Sun”.

Ishin dyshja Bellerin – Lukaku që janë kujdesur të ruajnë një foto/kujtim së bashku, para ndeshjes së FA Cup, ku do të përballen në fushë.

Edhe lojtarët e tjerë kanë publikuar fotografi, ku shiheshin veshjet e tyre tejet interesante.

Ishte sulmuesi i Manchester City, Sergio Aguero i cili ishte i veshur krejtësisht me produkte të brendit “PUMA”.

Më poshtë mund t’i shihni fotografitë nga ndeja e mbajtur në pjesën veriore të kryeqytetit anglez.