Koncepti sipas të cilit mund të rikthehet suksesshëm Alfa Romeo 4C

Koncepti sipas të cilit mund të rikthehet suksesshëm Alfa Romeo 4C

Kjo formë, mund ta kthejë në stilin më të mahnitshëm deri më tani.

Ogur Sahin Disgn nuk është një emër aq i njohur në botën e automobilizmit, megjithëse për një kohë të gjatë ka realizuar dizajnë të shumta. Po që se realizohet Alfa Romeo Nivola Concept, atëherë këtë emër do ta dëgjojmë shumë më shumë.

Modelin 4C që është prodhuar para disa vitesh, Ogur Sahin e ka rikthyer me një koncept të ri dhe modern, sipas të cilit ka marrë nëj pamje të mahnitshme.

“Vendosa ta emëroja Nivola, për nderë të pilotit të garave Tazio Nuvolari, të cilin e thërrisnin me këtë nofkë. Alfa Romeo ka firuar shumë gara, me këtë pamje do kishte kapacitet për fitore të reja” ak thënë Sahin.

Në imazhet e shpërndara, nuk ka ndonjë statistikë, por pamjeve të mahnitshme të eksterierit. Alfa Romeo 4C origjinal prodhonte 237 kuaj fuqi, kapacitet të cilin do të mund ta trashëgonte dhe koncepti i ri.

Në këtë formë, bashke me peshën e lehtësuar, po që se del ndonjëherë prej prodhimit, mund të arrijë shpejtësinë prej 200 kilometrave në orë.