Reagon QKUK: Nëse qytetari nuk ka marrë shërbimin e duhur, merren masa

Reagon QKUK: Nëse qytetari nuk ka marrë shërbimin e duhur, merren masa

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka reaguar pas publikimit të videos në rrjetet sociale, ku një i moshuar shihet duke rënkuar në korridorin e Klinikës Emergjente të QKUK-së, ndërsa nuk i ofrohet ndihmë nga personeli mjekësor.

"Zyra e drejtorit të përgjithshëm e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, në lidhje me videon e postuar nga media, shpjegon se ambienti i Klinikës Emergjente, përfshirë edhe korridoret, janë të monitoruara 24 orë nga kamerat monitoruese. Do të bëhet analizë e detajuar e incizimeve dhe nëse vërtetohet se qytetari nuk ka marrë shërbimin e duhur, do të ndërmerren masat e nevojshme”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.