Koleksioni më i madh ndonjëherë i emaileve dhe fjalëkalimeve të hakuar

Koleksioni më i madh ndonjëherë i emaileve dhe fjalëkalimeve të hakuar

Është zbuluar dhe ekspozuar koleksioni më i madh ndonjëherë i të dhënave nga llogaritë private, që përfshijnë më se një miliard kombinime të emaileve dhe fjalëkalimeve.

Hulumtuesit e sigurisë kanë gjetur 87GB të dhëna, në një ueb-sajt të hakuar, ku janë përfshirë edhe dokumente që kanë rrjedhur më herët nga MySpace dhe LinkedIn.

Troy Hunt që e mbikqyrë shërbimin ‘Have I Been Pwned’, i ka gjetur këto të dhëna në platformën MEGA, nën titullin ‘Collection #1’.

“Po që se jeni pjesë e këtij koleksioni edhe nëse e keni ndryshuar fjalëkalimin dy apo tri herë, të dhënat e juaja janë ende duke qarkulluar për t’i parë të gjithë” ka thënë Hunt.

 

 

Ueb-faqja ku mund të konfirmoni, nëse iu është hakuar emaili

Të gjithë ata që duan të dinë, nëse emaili juaj është pjesë e koleksionit, iu mjaftonë ta vizitojnë haveibeenpwned.com që të vërtetojnë nëse të dhënat e tyre po ekspozohen.

“Në total janë 1,160,253,228 kombinime unike të emailave dhe fjalëkalimeve. Shfrytëzuaes nga e mbarë bota janë të prekur” ka shtuar Hunt.

Të dhënat janë mbledhur nga më se 2,000 ueb-faqe përfshirë themusichutch.com dhe botanyconference.org. Bitcointalk.org që merret me tregtinë e bitkoinëve, është në mesin e ueb-faqeve prej së cilës kanë rrjedhur më se gjysmë milioni të dhëna.

Ende nuk dihet se kush qëndron pas këtyre shkeljeve të privatësisë, që kanë burime të shumta prej nga i marrin informacionet.


MË SHUME NGA Tech