Bullgaria do të përdorë përvojën e Kroacisë

Bullgaria do të përdorë përvojën e Kroacisë

Bullgaria do të përdorë përvojën e Kroacisë në fushën e dhurimit dhe transplantimeve.

Përvoja e Kroacisë në fushën e dhurimit dhe transplantimeve u shqyrtua në një takim në Sofje midis Ministrit të Shëndetësisë Kirill Ananiev dhe Koordinatorit Kombëtar mbi transplantimet në Kroaci dr. Mirela Bushiç.

Kroacia është një prej vendeve prijëse në fushën e transplantimeve dhe tërë procedura për krijimin e konsolidimin e sistemit kroat për transplantime ka vazhduar gati 10 vjet. Bullgaria është në proces të përgatitjes së programit kombëtar të dhurimit. Shumë shpejtë do të startojë dhe fushata informative për popullarizimi  e dhurimit.