Madonna do jetë pjesë e Eurovision 2019, ja cilin shtet do përfaqësojë

Madonna do jetë pjesë e Eurovision 2019, ja cilin shtet do përfaqësojë

Diva e muzikës pop, Madonna mund të jetë pjesë e festivalit të muzikës Eurovision 2019 që do mbahet në maj në Tel Aviv.

Mediat e huaja kanë raportuar se Madonna është në negociata me KAN (Korporata e Emetimeve Publike të Izraelit) për disa muaj për të performuar në festivalin europian.

Burimet lidhur me të thonë se këngëtarja ka rënë dakord për pjesëmarrjen, por ka patur disa mosmarrëveshje mbi sasinë e parave të kërkuara nga përfaqësuesit.

Tema e këtij viti në “Eurovision” ka të bëjë me të pasurit guxim për të ëndërruar dhe KAN po synon të cojë një emër me famë ndërkombëtare që ti sjellë triumfin.

Mbetet për tu parë nëse Madonna dhe stafi i saj do bien dakord. Ndërkohë, Shqipëria do të përfaqësohet nga këngëtarja Jonida Maliqi me këngën “Ktheju tokës”.