Gwyneth Paltrow thotë se flet dhe e takon ish të dashurin çdo ditë

Gwyneth Paltrow thotë se flet dhe e takon ish të dashurin çdo ditë

Gwyneth Paltrow ka folur për raportet e afërta që i ka me Chris Martin, pas ndarjes së tyre në muajin mars të vitit 2014.

“Mendoj se kemi arritur të mbesim familje. Chris është një mik shumë i mirë. Unë e shoh atë çdo ditë, flas me të çdo ditë”, ka thënë aktorja 46 vjeçare për revistën ES.

Paltroë ka folur edhe se si arrijnë ata të kujdesen për fëmijët e tyre së bashku.

“Divorci ishte shumë i vështirë, por kur i shoh fëmijët e shoh se ata kanë arritur ta tejkalojnë këtë gjë, prandaj jam krenare për të dy ne. Jam me të vërtetë krenare. Ne kemi mbetur të përkushtuar që fëmijët tanë të jenë prioritet për të dy ne”, ka thënë tutje ajo, transmeton Klan Kosova.

Ish-çifti kanë vajzën Apple (14) dhe djalin Moses (12).

Aktorja ka folur edhe për zgjerimin e familjes.

“Zot, jo. Mendoj se jam shumë e vjetër. Është e mrekullueshme që gratë mund të kenë fëmijë në moshën 40 vjeçare, por unë nuk mund të qëndroj më gjithë natën zgjuar. Nuk do të mbijetoja”, ka thënë ajo në këtë intervistë.

Aktorja fituese e çmimit Oscar dhe regjisori kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në muajin shtator të vitit 2018 në shtëpinë e saj në New York.