Gjuha maqedonase e vetmja gjuhë zyrtare në gjithë territorin

Gjuha maqedonase e vetmja gjuhë zyrtare në gjithë territorin

Ligji për gjuhët i avancon të drejtat e të gjitha etniteteve joshumicë dhe nuk parashihen punësime të reja, ndërsa gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik mbetet gjuha e vetme zyrtare në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë dhe në mardhëniet e saja ndërkombëtare, thuhet në kumtesën e sotme të Qeverisë së Maqedonisë.

Nga Qeveria thonë se Ligji për përdorimin e gjuhëve nuk e dirigon Ligjin aktual për përdorimin e gjuhës maqedonase, transmeton Zhurnal.

"Ligji nuk sjellë dygjuhësi të plotë as në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë, as në gjitha lëmitë e rendit juridik. Në mardhëniet ndërkombëtare, mbrojtje, polici, politika monetare, gjuha maqedonase është gjuha e vetme zyrtare në Republikën e Maqedonisë, që është e vërtetuar në ligjin për përdorimin e gjuhës maqedonase nga viti 1998. Në përputhje me vendimin e Qeverisë, Ligji për përdorimin e gjuhëve do të dërgohet në Komisionin e Venedikut nga ana e Ministrisë së Drejtësisë dhe të gjitha vërejtjet eventuale do të modifikohen në tekstin e këti ligji. Kjo është garanci për respektim të tërësishëm të standarteve europiane", thuhet në kumtesën e Qeverisë.