Protestojnë stomatologët, kërkojnë vende pune

Protestojnë stomatologët, kërkojnë vende pune

Dhjetëra specialistë të Stomatologjisë kanë protestuar para objektit të ministrisë së Shëndetësisë, me ç’rast kanë kërkuar nga kjo ministri të gjejë zgjidhje në aspektin e punësimit.

Mirjeta Berisha, specialiste e Stomatologjisë, tha se është diskriminuese dhe nënçmuese që këta specialistë me 24 vite shkollë të mbesin pa punë e të sillen rrugëve.    

Pas një takimi që kishte me këshilltarët politik të ministrit të Shëndetësisë, ajo i bëri thirrje gjithë deputetëve që të përkrahin ndryshimet buxhetore dhe të përkrahin ministrin në gjetjen e një zgjidhje.

Ndërsa, Faik Hoti nga Ministria e Shëndetësisë, tha se janë duke mundur të gjejë një zgjidhje për gjithë këta specialistë.

Njëra ndër zgjidhjet sipas tij, janë që poliklinikat që janë në kuadër komunalë të barten në kompetencë të ministrisë dhe me anë të kësaj të gjendet një zgjidhje.

Megjithatë, ai shtoi se kjo çështje është e lidhur me buxhetin dhe duhet bashkëpunim më të madh në Parlament.


MË SHUME NGA Shëndetësi